Wednesday, October 7, 2015

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

__________________________________
KLIKO REKLAMAT NESE KENI MUNDESI


_______________________________________________________

Udhtëtarë në këtë dynja

Jemi udhetare
Xhenetin synojme
Te Allahut jemi
dhe tek Ai do te shkojme.
Gjate ketij udhetimi
ne dunja per pak ndalojme
me qellimin e vetem
qe Allahun ta adhurojme.

Ne jeten e kesaj bote
kemi per t’u sprovuar
mjere per secilin qe gabon
e lum per ate qe del i fituar.
Allahu na mbikqyr
ne cdo hap te kesaj jete
andaj duhet te mendojme
se c’do pergatisim per vete!
Vitet ecin
jeta vazhdon
koha e pushimit
ne dunja po mbaron.
Cdo dite lajmerohemi
sesi bashkudhetaret tone
karvanit tone i shkeputen
dhe drejt Allahut shkojne.
Disa largohen te trishtuar
se pas dunjase jane mashtruar
nuk u pergatiten per udhetim
andaj per ta ka vec mjerim.
Disa largohen te gezuar
pasi per Ahiret kane punuar
Allahun ne kete jete e adhuruan
u pergatiten dhe shpetuan.
O robi i Allahut
je udhetar i kesaj jete
valle, c’fare veprash
Do marresh me vete?

-----------------------------------------
KLIKO REKLAMEN NESE KENI MUNDESI


------------------------------------
---------------------------------------

Krenaria në Islam

S’më largon dot injorimi,
As përqeshja as mohimi,
S’më dorëzon asgjë në botë,
Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!
Se përkul kush qëndrimin tim,
Që e kam mbjell në zemrën time,
As fytyra e shtrembëruar,
E as gjuha e ndyrsuar.

Nuk më ndryshon asgjë asgjë
Kurr asnjëherë nuk pendohem,
Që e kam zgjedhur këtë fe,
Me Islam që jetësohem.
Ndoshta jam ndryshe nga ata,
Ndoshta në jetë prej tyre dalloj,
Por kam shembullin më të bukur,
Për asgjë se ndryshoj!
Jam krenare me shpirtë të hapur,
Si qiri në errësirë,
Sa fort zemrën ma gëzon,
Feja ime e delirë.
Më duket vetja e bekuar,
Nga Allahu e uruar,
Të falem Ty o Zoti im,
Që më zgjodhe për udhëzim.
Si rreze shpirti më ndriqohet,
Imani aty fort është i vulosur,
Në këmbë krenare qëndroj si shkëmb,
Për Islamin tim të përsosur.
Albulena Bajrami

-------------------------------------------------------
Kliko Reklamen Nese Keni Mundesi 


------------------------------------------------
----------------------------------------------------------------------

Vetem per ty Allah


Ç’është kështu me ne muslimanët
për Allah shumë pak punojmë
Fenë ne e kemi në duar
por si duket nuk e kuptojmë.
Ti o Zot që na ke fal
para teje kemi me dal
me çfarë fytyre o Allah
që je mundue veç për një dynja

Zemrat tona Jan bo gurë
për Allah slotojn kurrë
e si duam të përparojmë
Allahun se respektojmë
Të lutem o Zot ti na udhëzo
me Xhehnem mos na dëno
me Xhenet ti na grado
bukurin tënde na trego.

----------------------------------------------------


-------------------------------------------------------------

Pezi Islame - Qetësia Shpirtërore

Në këtë botë i varfër, në botën tjetër i pasur.
Në qenien time heshtur jeton ndërgjegja
Çmon kohën hijeshinë e botës
Qetësia hyjnore vet mrekullia
Qëndisur me pasuri pesë shtyllësh.
Pak para agimit Mëngjesin e hershëm
Në ritual pastrim shpirtëror na fton
Duhet rënë në sexhde Krijuesi na urdhëron
Vuajtjet e vdekjes të anashkalojmë.
Ezani përhapet në tërë qytetin
Obligim i Drekës na prêt
Mbledhur janë shumë hapësirën mbushinë
Mbretëron madhështi qetësi në Mahsher.
Pastruar vejmë në Ikindi
Gjysmë hapësira tani e plotësuar
Ndëgjohet ende zëri ejani në shpëtim
Të mos ndiejmë azapin e varrit.
Shumë- shumë e shkurtër është sexhdja e Akshamit
Të kalojmë rrëshkjitazi urën e siratit
Mbushur me lehtësi dhe liri
Na vërshojnë begatitë fisnike.
Ejani shijoni lehtësi hyjnore
Jacija me kënaqësi na mbërthen
Lehtësim nga vuajtjet e xhehenemit
Një shtyllë falja pesë vakte na obligon.
-------------------------------------------------------

SYTË QË SHKREPIN DASHURI

M’janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.
–Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!…
Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s’ të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s’të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!…
Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.
Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!…
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar…
-----------------------------------------------------------------------------------



Kosova

Kosova

Gjaku i deshmoreve u derdh per ty
Skrifica dhe mundi u be per ty
Te gjitha gjerat ne jete u bene per ty.
Po jetojme ne Kosove
Ne kete vend e atdhe
Po e shkelim token
Qe permbi eshte e mbuluar me dhe.
Edhe sa do te jetojme
Edhe sa do te vdesim
Fjalen Liri a thua
Deri kur po e presim.
Trima bujar ka Kosova
A thua do te mbesin gjithmone
A thua emri i tyre do te tretet
A thua Kosova shtet do te mbetet??
Kosova u çlirua nje here
Nuk ka gje qe e mposhte perseri
Nuk ka gje me te shtrenjte se fjala Liri.
Nena,mos vajtoni
Gjaku i tyre u derdh per Liri
Gjaku i tyre mbitotereon ane e mbane.
Kosove, je e mbuluar ane e mbane me Shqipetar
Ane e mbane me Kosovare
E mbi te gjitha me nje shtet Kombetar

------------------------------------------------- KLIKO REKLAMEN NESE KE MUNDESI